Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK


I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari, sot e fillon vizitën disa ditëshe në Shtetet e Bashkuara.
Takimin e parë Ahtisaari do ta ketë me sekretarin e përgjithshëm të organizatës botërore Kofi Annan, kurse nesër do t'i raportojë Këshillit të Sigurimit lidhur me bisedimet Prishtinë-Beograd që u mbajtën në Vjenë, si dhe për rezultatet e vizitës së tij në rajon.
Më pas, Ahtisaari do të udhëtojë në Uashington, ku do të takohet me përfaqësuesit e administratës amerikane dhe të institucioneve financiare ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG