Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Lideri i Hamasit tha se grupi militant islamik nuk është i shqetësuar nga kërcënimet e Perëndimit për ndërprerjen e financimit të Autoritetit Palestinez.
Në fund të vizitës në Moskë, Khalid Mish'al i tha agjencisë Reuters se Hamasi nuk do t'i shkëmbejë të drejtat e popullit palestinez me para.
Pas fitores së Hamasit në zgjedhjet, Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kërcënuan se do t'i ndërpresin ndihmat përderisa grupi nuk heq dorë nga dhuna dhe nuk e njeh shtetin e Izraelit. Hamasi vazhdimisht i ka hedhur poshtë këto kërkesa.
XS
SM
MD
LG