Ndërlidhjet

HOLLYWOOD


"Përplasja", një film i realizuar me buxhet të vogël, që është një dramë mbi paragjykimet racore dhe frikën në qytetin e Los Anxhelesit, ka fituar Çmimin Oskar në ceremoninë që u mbajt mbrëmë vonë në Hollywood të Kalifornisë. Njoftimin e bëri aktori Jack Nicholson.
Fitorja e filmit "Përplasja" ishte befasi, pasi favorit për Çmimin Oskar konsiderohej romanca e dy kaubojëve në filmin "Brokeback Mountain".
Çmimin Oskar për regji më të mirë e fitoi tajvanezi Ang Lee, regjisor i filmit "Brokeback Mountain".
Filmi jugafrikan "Tsotsi", e fitoi çmimin Oskar për filmin më të mirë të huaj.
Në kategorinë e artistëve, Philip Seymour Hoffman e fitoi çmimin Oskar për rolin në filmin "Capote", ku portretizoi shkrimtarin amerikan Truman Capote.
Reese Witherspoon u shpall aktorja më e mirë për rolin në filmin "Walk the Line", ku e luajti June Carter Cash, gruan e legjendës së muzikës country Johnny Cash.
XS
SM
MD
LG