Ndërlidhjet

NJU JORK


I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, sot fillon vizitën disa ditëshe në Shtetet e Bashkuara. Takimin e parë Ahtisari do ta ketë me sekretarin e përgjithshëm të organizatës botërore Kofi Anan, kurse nesër do t'i raportojë Këshillit të Sigurimit lidhur me bisedimet Prishtinë-Beograd që u mbajtën në Vjenë, si dhe për rezultatet e vizitës së tij në rajon. Më pas, Ahtisari do të udhëtojë në Uashington, ku do të takohet me përfaqësuesit e administratës amerikane dhe të institucioneve financiare ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG