Ndërlidhjet

PRISHTINË


Viti 2006 është vit kur përcaktohet e ardhmja e Kosovës dhe ajo e ardhme nuk duhet duhet të bëhet peng i së kaluarës, tha sonte në Prishtinë, shefi i UNMIK-ut Jessen Petersen, i cili bashkë me presidentin Sejdiu, komandantin e KFOR-it Valotto e të tjerë morën pjesë në akademinë solemne për Adem Jasharin.
"Asnjë familje në Kosovë më nuk guxon të vuajë për shkak të përkatësisë etnike dhe për shkak të bindjeve, ndërkohë që shikimi kah e kaluara është i rëndësishëm për të mësuar nga ajo", tha shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara, Soren Jessen Petersen.
Ndërsa komandanti i KFOR-it, gjenerali Giussepe Valotto tha se një njeri me karizëm si Adem Jashari dhe ideja e tij u bë simbol i atyre që e dëshiruan fuqishëm Kosovën e lirë dhe demokratike.
Presidenti Fatmir Sejdiu në fjalën e tij tha se misioni i institucioneve të Kosovës është çuarja e Kosovës drejt integrimeve evroatlantike:
XS
SM
MD
LG