Ndërlidhjet

HAGË


Milan Babiç, drejtuesi i rebelëve serbë të Kroacisë dhe një nga figurat kyçe në luftërat e viteve '90 në Ballkan ka bërë vetvrasje në qelinë e tij në Hagë.
"Me keqardhje të madhe Gjykata njofton se Milan Babiç, i cili qe dënuar nga kjo gjykatë në vitin 2005 dhe po dëshmonte në raste të tjera, u gjet i vdekur në qelinë e tij. Autoritetet hollandeze që hetuan menjëherë incidentin konfirmuan se rezultat i vdekjes ishte vetvrasja", tha sot në Hagë, Aleksandra Milenov, zëdhënëse e Gjykatës Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë.
Babiç ishte dënuar me 13 vjet burg për persekutim të civilëve jo serbë.
XS
SM
MD
LG