Ndërlidhjet

BERLIN


Hamasi do ta shohë mundësinë e njohjes së shtetit të Izraelit, nëse populli palestinez voton për këtë çështje në referendum, ka bërë të ditur kreu i parlamentit palestinez Aziz Dueik, nga lëvizja radikale Hamas për gazetën gjermane "Die Welt".
Drejtuesit e Hamasit kanë deklaruar së fundi se nuk janë të shqetësuar nga kërcënimet e perëndimorëve për t'i ndërprerë fondet, pas krijimit të qeverisë së Hamasit. Të njëjtat burime theksojnë se nuk do t'i tregtojnë të drejtat e popullit palestinez për para.
Eurokomisionerja evropiane, Benita Ferrero Valdner ka kërkuar nga Izraeli t'i paguajë administratës palestineze të ardhurat nga taksat, pasi ato janë para të palestinezëve.
Gjatë seancës së sotme të parlamentit ligjvënësit e lëvizjes Fatah janë larguar në shenjë proteste për ndryshimet që deputetët e Hamasit synonin t'i bënin kompetencave të presidentit.
XS
SM
MD
LG