Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Ministri i mbrojtjes i Austrisë, Guenther Platter tha mbrëmë se Bashkimi Evropian do të kërkoj nga NATO-ja, që ti mbajë 17500 trupat e saj në Kosovë. Këto komente ai i bëri gjatë tubimit dyditësh të ministrave të mbrojtjes të vendeve të Bashkimit Evropian në Insbruk të Austrisë. Zoti Platter tha se trupat e BE-së në Bosnjë, në një periudhë afatmesme, do të zvogëlohen prej 6700 në 2500.
XS
SM
MD
LG