Ndërlidhjet

VIRXHINIA, SHTETET E BASHKUARA


Prokurorët amerikanë thonë se i akuzuari Zakarias Musavi duhet të ekzekutohet për shkak se gënjeshtrat e tij parandaluan autoritetet që të bllokojnë sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001. Këto akuza u bënë mbrëmë në fillim të procesit gjyqësor kundër zotit Musavi në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara. Prokurori Robert Spencer tha se Musavi është përgjegjës për vdekjen e afro 3 mijë vetëve më 11 shtator 2001 pasi ai dinte për planet për sulm terrorist, por nuk u ka treguar autoriteteve, edhe pse ishte i arrestuar në gusht të vitit 2001. Avokati i mbrojtjs Edward McMahon, i caktuar nga gjyqi, tha se Musavi ishte i izoluar nga anëtarët e tjerë të al-Kaidës dhe se nuk ishte i përfshirë në sulmet e 11 shtatorit 2001.
XS
SM
MD
LG