Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


"Bashkimi Evropian do t'i kërkojë NATO-s që të mos e zvogëlojë numrin e trupave në Kosovë nga 17 mijë e 500 sa ka aktualisht", tha ministri i Mbrojtjes i Austrisë, Gynter Platter. Këto komente ai i bëri gjatë takimit dyditësh të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Bashkimit Evropian, në Insbruk të Austrisë. Zoti Platter tha se trupat e Bashkimit Evropian në Bosnjë, në një periudhë afatmesme, do të zvogëlohen prej 6 mijë e 700 në 2 mijë e 500.
XS
SM
MD
LG