Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Ministri i Jashtëm serbo-malazez, Vuk Drashkoviq, tërhoqi vërejtjen se Ratko Mlladiqi duhet të arrestohet dhe t'i dorëzohet Gjykatës së Hagës.
"Me ekstradimin e Mlladiqit, Serbia dhe Mali i Zi, brenda disa muajsh do të bëhen vend i stabilitetit", tha sot shefi i diplomacisë serbo-malazeze, Drashkoviq.
Bashkimi Evropian ka caktuar 31 marsin si afat të fundit për ekstradimin e Mlladiqit, në të kundërtën Beogradi do të përballet me ndërprerjen e bisedimeve për asociim.
XS
SM
MD
LG