Ndërlidhjet

VJENË


Në Vjenë po vazhdon takimi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, me diskutimin e refuzimit të Iranit që t'i ndërpresë aktivitetet për pasurimin e uraniumit. Diplomatët thanë se Irani do të pranonte një moratorium dyvjeçar të pasurimit të shkallës së lartë, por evropianët po kërkojnë më shumë, ndërsa idenë e kompromisit për t'i lejuar pasurim në shkallë të ulët, e kanë kundërshtuar Shtetet e Bashkuara. Nënsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns, tha mbrëmë se Këshilli i Sigurimit duhet të përfshihet në këtë çështje, pasi Irani, megjithë kundërshtimin e bashkësisë ndërkombëtare, i ka rifilluar aktivitetet e pasurimit të uraniumit. Ndërkaq, presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinexhad, i kërkoi Agjencisë që t'ia kompenzojë Iranit ndërprerjen e aktiviteteve bërthamore që nga viti 2003.
XS
SM
MD
LG