Ndërlidhjet

BAGDAD


Aleanca shiite në Irak tha se do t'i kërkojë Presidentit Xhalal Talabani ta shtyjë datën e inaugurimit të parlamentit, që ishte caktuar për 12 mars. Kjo kërkesë do të pasojë fushatën e sunitëve, kurdëve dhe udhëheqësve jofetarë kundër emërimit të Ibrahim al-Xhafait për mandatin e dytë në krye të qeverisë nga Aleanca shiite.
Nga zhvillimet tjera, sot në disa pjesë të Irakut është raportuar për sulme nga të cilat është vrarë të paktën 1 person dhe disa të tjerë janë plagosur.
Ndërkohë, televizioni "Al Xhazira" ka transmetuar një videokasetë pa zë, në të cilën shihen tre nga katër aktivistët e paqes, të rrëmbyer nëntorin e kaluar në Irak.
XS
SM
MD
LG