Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Agjencia ruse e Hapësirës Kozmike tha se ekipi i Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, do të rritet nga dy në 6 astronautë. Drejtori i Roskosmos-it, Anatoli Perminov, tha se duke filluar nga viti 2009, në bordin e stacionit do të jenë 6 anëtarë të përhershëm.
Deri më tani, ekipi i stacionit është përbërë nga një rus dhe një amerikan. Rritja e numrit të anëtarëve, do të thotë se astronautët evropianë dhe japonezë do të mund të shkojnë në misione më të gjata kozmike.
XS
SM
MD
LG