Ndërlidhjet

NJU JORK


I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, mori mbështetje të plotë nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, për vazhdimin e përpjekjeve diplomatike në këtë proces. Ai raportoi sot para anëtarëve të Këshillit, në lidhje me bisedimet në Vjenë dhe rezultatet e vizitës së tij në Prishtinë e Beograd. Ahtisari nuk dha detaje për takimin, por tha se mbetet optimist për gjetjen e zgjidhjes për Kosovën. Nesër ai do të qëndrojë në Uashington, ku pritet të takohet me zyrtarët e lartë amerikanë dhe me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare financiare.
XS
SM
MD
LG