Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ambasadori amerikan në Irak tha se invazioni i vitit 2003, e ka hapur "Kutinë e Pandorës", të përplasjeve etnike dhe sektare që kërcënojnë me luftë civile.
Zalmay khalilzad i bëri këto vërejtje në një intervistë për numrin e sotëm të "Los Angeles Times".
Ndërkaq, sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, i hodhi poshtë komentet e diplomatit Khalilzad, dhe i akuzoi mediat për egzagjerimin e situatës.
Gjatë një konference me gazetarë në Pentagon, Rumsfeld tha se udhëheqësit irakianë nuk do të lejojnë që vendi të zhytet në luftë civile. "Udhëheqësit irakianë duhet të jenë të vetëdijshëm se nëse kjo nuk funksionon, atëherë ata dhe populli që i ka mbështetur kanë humbur gjithçka. Ata e kanë demonstruar guximin që të tregojnë se janë kundër", tha Rumsfeld.
XS
SM
MD
LG