Ndërlidhjet

PRAGË


Veprimtarë për të drejtat e njeriut në mbarë botën kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Grave duke kërkuar ndaljen e të gjitha formave të diskriminimit. Aktorja e njohur e Holivudit, Nicole Kidman , që është Ambasadore e Vullnetit të mirë e Fondit për zhvillim për gra të Kombeve të Bashkuara, ka kërkuar ndaljen e të gjitha formave të dhunës kundër femrave:
- E shtoj zërin tim për ndaljen e dhunës ndaj grave, e veçanërisht dhunën seksuale si armë të luftës. Mesazhi është i qartë: këto krime nuk duhet të fshihen nga heshtja dhe turpërimi. Përgjegjësit duhet të japin llogari. Ne duhet ti mbrojmë femrat dhe fëmijët të zënë në situatat e konfliktit dhe duhet të kujdesemi për gratë që janë viktima të dhunës seksuale dhe gjinore.
Në vitin 1975 Kombet e Bashkuara e kanë shpallur 8 marsin Ditë ndërkombëtare të Grave.
XS
SM
MD
LG