Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kosova ishte njëra nga temat e bisedimeve të mbrëmshme ndërmjet sekretares amerikane të shtetit, Condoleezza Rice dhe ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov. "Shtetet e Bashkuara dhe Rusia theksojnë rëndësinë e përpjekjeve që kjo çështje të zgjidhet nëpërmjet të bisedimeve", tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Sean McCormack dhe shtoi se ky ishte thelbi i bisedimeve Rice – Lavrov. "Ata kanë biseduar për Hamasin, Nagorni Karabahiun, Oshetinë Jugore, Gjeorgjinë, për Grupin G-8, për Kosovën e çështje të tjera", tha zëdhënësi, McCormack.
XS
SM
MD
LG