Ndërlidhjet

TIRANË


Në Shqipëri sot u konfirmua rasti i parë i virusit të shpezëve H5N1. Ministri i bujqësisë Jemin Gjana tha se "ky virus është zbuluar në fshatin Çukë në rrethin e Sarandës". Prania e virusit është konfirmuar edhe nga laboratori Weybridge në Britani. Janë marrë masat e vënies nën karantinë të hapësirës në rrethin prej tre kilometrash, ndërsa veterinerët do ta vëzhgojnë situatën në fermat që kapin rrethin prej 10 kilometrash nga vendi ku u zbulua virusi. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha bëri apel që të mos përhapet panik, pasi bëhet fjalë për rast sporadik dhe jo për epidemi.
XS
SM
MD
LG