Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut që u publikua dje në Uashington, thuhet se është arritur përmirësim në vendet e Ballkanit. Pas një dekade të konflikteve, një numër i të dyshuarve për krime të luftës, ose janë dënuar ose presin gjykimin. Por, dy të dyshuarit më të njohur, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, ende janë të lirë.
Në pjesën e raportit për Kosovën, pos tjerash, theksohet se UNMIK-u dhe institucionet, në përgjithësi i kanë respektuar të drejtat e njeriut, megjithëse ka pasur edhe probleme serioze në disa fusha, sidomos në ato që kanë të bëjnë me minoritetet. Mëtutje radhiten disa nga problemet për të cilat ishte raportuar në lidhje me të drejtat e njeriut: vrasje me motive politike dhe etnike, korrupsion dhe ndërhyrje qeveritare në sistemin e drejtësisë, pastaj sulme dhe keqtrajtime të gazetarëve. Po ashtu theksohen kufizimet e lëvizjes për minoritetet, e veçanërisht për serbët dhe mungesa e progresit në kthimin e personave të zhvendosur.
XS
SM
MD
LG