Ndërlidhjet

VJENË


Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të vendosë se çfarë masash të ndërmerren kundër Iranit, përfshirë edhe sanksionet eventuale. Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, Mohamed ElBaradei, tha se raporti i paraqitur në takimin e Vjenës, do t'i dërgohet Këshillit të Sigurimit. Sipas këtij raporti, Irani akuzohet për plane lidhur me ndërtimin e armëve bërthamore, dhe për refuzimin e ndërprerjes së pasurimit të uraniumit. ElBaradei tha se ende është optimist për zgjidhje të problemit përmes negociatave. "Jam ende optimist sepse mendoj se herët a vonë, të gjitha palët do ta kuptojnë se nuk ka opsion tjetër përveç negociatave, dhe se Irani do të kuptojë se duhet të jetë transparent", tha ElBaradei.
Mirëpo, presidenti Mahmoud Ahmadinexhad, tha sot se Irani nuk do të pranojë detyrime, dhe do t'i rezistojë çfarëdo presioni politik ndaj programit të vet bërthamor.
Këshilli i Sigurimit pritet të takohet javën e ardhshme për të diskutuar rezolutën e Agjencisë rreth çështjes së Iranit. Përfaqësuesit e 5 vendeve anëtare të përhershme pritet të takohen nesër, para se çështja të nxirret në Këshill të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG