Ndërlidhjet

UASHINGTON


Marti Ahtisari, kryenegociatori në bisedimet për statusin e Kosovës, ka vazhduar gjatë ditës së sotme takimet në Uashington me përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku janë diskutuar mundësitë për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe mbështetjen e këtyre institucioneve. Po sot zoti Ahtisari është takuar me kongresmenin Vojinovic dhe këshilltarin për siguri Kombëtare të presidentit Bush, zotin Hardli.
Zëdhënësja e zotit Ahtisari Hua Çiang për Radion Evropa e Lirë tha se në të gjitha këto takime zoti Ahtisari ka marrë mbështetjen e nevojshme për punën e tij.
Ndërkaq dje Ahtisari është takuar me nënsekretarin amerikan për çështje politike, Nicholas Burns dhe ekipin e tij.
XS
SM
MD
LG