Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË: NDALOHET IMPORTIMI I PRODHIMEVE TË SHPENDËVE NGA SHQIPËRIA


Albana Isufi, Prishtinë

Paraqitja e gripit të shpezëve në Shqipëri ka bërë, që në Kosovë sërish të ngriten masat e parandalimit. Tashmë është ndaluar i gjithë importi i produkteve ushqimore nga Shqipëria.
Drejtori i Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit Qaush Kabashi, thotë se në kufirin me Shqipërinë po ndërmerren masa të rrepta kontrollimi.
“Janë masa strikte për dezinfekitm të automjeteve, që vijojnë në rrugë tokësore do të thotë kontrollimi i pasagjerëve. Nëse kanë ushqim me vete bëhet shkatërrimi i tyre në pikën kufitare, në pikat që vijnë prej Shqipërisë.”
Deri tash në Kosvoë nuk është paraqitur ndonëj rast i infektimit me virusin H5N1. Një shqiponjë e ngordhur në Shalë ka rezultuar të jetë negative ndaj virusit të shpezëve, ndërkaq dy pula të ngordhura në Dubovc të Vushtrrisë janë dërguar për ekzaminim. Sërish Qaush Kabashi.
“Ka qenë ngordhje e zakonshme, por tash njerëzit janë të frikësuar dhe në momentin që ndodh një ngordhje neve na thërrasin dhe ne jemi të obliguar që të marrim mostrat dhe t’i procesojmë në laboratorin tonë”.
Drejtori i Institutit të Shëndetësisë Publike Isuf Dedushaj, ka përsëritur se do jetë iluzore po që se mendohet se Kosova mund të shpëtojë pa u prekur nga virusi H5N1.
“Është e pakapshme për mendjen e njeriut që edhe Kosova të mos jetë e prekur kur vendet e rajonit veç janë goditur me virusin H5N1. Ne jemi në pritje se kur do të ndodhë kjo, në fund të prillit, maj apo në fillim të qershorit”.
Dedushaj ka thënë se rreziku më i madh do jetë në kohën kur virusi të pësojë mutacion dhe të përhapet nga njeriu në njeri.
“Po bëjmë një punë tjetër, jemi duke përcjellë situatën me virusin dhe duke kontaktuar çdo ditë institucionet më të larta botërore po përcjellim mos virusi po pëson mutacion dhe të shndërrohet në virus pandemik, të kalojë nga njeriu në njeri dhe atëherë fillon pjesa e dytë e lojës që do të ishte shumë më e rrezikshme”.
Ndërkohë ministria e shëndetësisë ka miratuar një plan aksional kundër gripit të shpezëve. Zëdhënësi i kësaj ministrie Skënder Berisha, thotë se plani përmban të gjitha masat parandaluese dhe veprimet, që duhet të ndërmerren në rast të shpërthimit të epidemisë në Kosovë.
“Plani i aksionit për parandalimin e gripit të shpezëve ka 56 faqe dhe trajton historinë e gripit, objektivat e planit të aksionit që janë ndarë në 3 periudha dhe 6 faza deri te kthimi i periudhës së parapandemisë”.
Virusi H5N1, që ka mbytur të paktën 96 persona që nga viti 2003, kryesisht në Azi, përveç Shqipërisë është paraqitur edhe në Greqi, Rumani dhe Serbi.


XS
SM
MD
LG