Ndërlidhjet

UASHINGTON


Nënsekretari amerikan i shtetit Nikolas Bërns ka përsëritur qëndrimin amerikan se statusi i Kosovës duhet zgjidhur brenda vitit 2006. Duke komentuar takimin mes zotit Bërns dhe të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Xhastin Higgins, ekskluzivisht për radion "Evropa e Lirë", tha:
"Nënsekretari Burns diskutoi me të dërguarin Ahtisari gjendjen në Kosovë dhe përparimin në bisedimet për statusin. Gjatë takimit nënsekretari Burns përsëriti mbështetjen amerikane për zotin Ahtisari që të arrijë një zgjidhje për Kosovën gjatë vitit 2006. Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes konstruktive të udhëheqësve kosovarë e serbë gjatë këtij procesi."
XS
SM
MD
LG