Ndërlidhjet

logo-print

SALZBURG


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian takohen në Salzburg të Austrisë për të diskutuar mes të tjerash marrëdhëniet me vendet e Ballkanit, në prani të ministrave të jashtëm të vendeve ballkanike.
Burime nga Brukseli kanë bërë të ditur se përveç shefit të UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen është ftuar të marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.
Ndërkaq ministrave të BE-së do t'u flasë edhe i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari.
Në takim do diskutohen problemet që lidhen me statusin e Kosovës dhe bisedimet që janë në proces e sipër si dhe referendumin e Malit të Zi për pavarësi që është paraparë për 21 maj. Ky vit është cilësuar nga shefja e diplomacisë austriake, vendi i së cilës ka dhe kryesinë e rradhës së Unionit, si kyç për Ballkanin.
Burimet diplomatike njoftojnë se Bashkimi Evropian do vazhdojë të kërkojë nga vendet e rajonit që të bashkëpunojnë plotësisht me Gjykatën e Hagës për ish Jugosllavinë. Pritet që shefat e diplomacive të vendeve evropiane të përsërisin angazhimin se dyert e Bashkimit Evropian mbeten të hapuara për vendet ballkanike, por pa caktuar afate kohore.
XS
SM
MD
LG