Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar Iranin si sfidën më të madhe, derisa Rusia ka thënë se Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore i duhej dhënë më shumë kohë të merrej më këtë çështje.
Këto komente erdhën pas vendimit të Agjencisë ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore që çështjen e programeve të Iranit ta dërgojnë para Këshillit të Sigurimit, ku do diskutohen dhe sanksionet e mundshme.
Shefja e diplomacisë amerikane, Kondolesja Rajs përsëriti shqetësimet e Uashingtonit edhe për ndërhyrjet e Iranit në Irak dhe mbështetjen që Teherani jep për grupet terroriste në territoret palestineze dhe ne Liban.
Nga ana tjetër presidenti iranian ka deklaruar se do t'i qëndrojnë presionit politik ndërkombëtar rreth programeve bërthamore.
XS
SM
MD
LG