Ndërlidhjet

SALZBURG


Ka filluar në Salzburg të Austrisë takimi i ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, ku nesër temë diskutimi do jetë Kosova dhe Ballkani.
Para fillimit të takimit, ministri i jashtëm serbo-malazez Vuk Drashkoviç tha se vendi i tij nuk mund të pranojë një Kosovë plotësisht të pavarur. Ai tha se këtë mesazh do t'ia sjellë homologëve të tij evropianë pasi një Kosovë e pavarur do jetë poshtërim për serbët, por edhe e rrezikshme për rajonin.
Në takimin e Salzburgut janë ftuar dhe ministrat e jashtëm të vendeve ballkanike, derisa Kosovën do ta përfaqësojë presidenti Fatmir Sejdiu dhe shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen.
XS
SM
MD
LG