Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare ka miratuar zëvendësimin e z. Nexhat Daci nga nënkryetari aktual i LDK-së, Kolë Berisha.
Kuvendi i Kosovës po diskuton edhe qeverinë Çeku. Agim Çeku paraqiti qeverinë e re, në të cilën përveç kryeministrit ndryshoi edhe zëvendëskryeministri.
Hashim Thaçi, kryetari i PDK-së në opozitë, në fjalën e tij tha se ndryshimet në kabinetin e ri qeveritar janë vetëm kozmetike.
Partia tjetër opozitare, Ora tha se megjithë vlerësimin për mandatarin Çeku nuk mund ta votojnë këtë qeveri. Debati vazhdoi edhe në orët e pasditës.
XS
SM
MD
LG