Ndërlidhjet

BRATISLLAVË


"Statusi i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë i drejtë dhe i arsyeshëm për të gjithë popujt e ndryshëm në rajon", deklaroi kryeministri i Britanisë Tony Blair.
Ai megjithate mohoi të përgjigjet në pyetjen nëse Kosova do të duhej të pavarësohet nga Serbia, ashtu siç kërkon shumica shqiptare e Kosovës.
Këto komente kryeministri britanik i bëri në përmbyllje të vizitës dy-ditëshe në Sllovaki, ku me studentët e Universitetit Comenius të Bratisllavës diskutoi për të ardhmen e Evropës, marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara, gjendjen në Irak dhe procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE.
XS
SM
MD
LG