Ndërlidhjet

UASHINGTON


Uashingtoni sot e hodhi poshtë thirrjen e Moskës, e cila kërkoi të zhvillohen bisedime përpara se Kombet e Bashkuara të ndërmarrin aksione për ta zgjidhur krizën bërthamore të Iranit. Nënsekretari i Shtetit Nicholas Burns tha se çështja duhet të dalë në Këshillin e Sigurimit në fillim të javës që vjen.
Deklarata e Burns vijoi pasi më parë ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov bëri thirrje për bisedime me Kinën, Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara, që të arrihet konsenzus për ta zgjidhur çështjen përpara se ajo të dalë në Këshillin e Sigurimit.
Ndërkohë, presidenti George Bush tha se programi bërthamor i Iranit paraqet shqetësim serioz për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
"Presidenti i Iranit e ka theksuar dëshirën e tij për ta shkatërruar aleatin tonë, Izraelin. Prandaj kur filloni ta dëgjoni se çfarë thotë ai për dëshirën e tyre për të zhvilluar armë bërthamore, atëherë filloni të shihni një shqetësim për sigurinë kombëtare", tha Bush.
Pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara sot e mbajnë raundin e dytë të bisedimeve për krizën bërthamore të Iranit.
XS
SM
MD
LG