Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Vala e dhunës në Irak ka vazhduar edhe sot. Në Fallujah, një sulmues vetëvrasës e hodhi në erë një kamion afër një postblloku të policisë dhe ushtrisë. Të paktën 4 civilë u vranë, përfshirë një vajzë 6-vjeçare. Dy automjete shpërthyen në Samarra, duke lënë 3 të vrarë, përfshirë imamin e një xhamie.
Në zhvillime tjera, ushtria amerikane tha se planifikon t'i zhvendosë të burgosurit nga burgu famëkeq Abu Ghraib, dhe t'i transferojë në burgjet tjera irakiane.
Ndërkohë, ambasadori amerikan në Irak, Zalmay Khalilzad ka sugjeruar që politikanët kryesorë irakianë të mbajnë një konferencë për të zhbllokuar krizën e krijuar rreth krijimit të qeverisë së re, 3 muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG