Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Ministria e Jashtme e Rusisë e ka dënuar raportin e qeverisë amerikane, në të cilin kritikohej gjendja me të drejtat e njeriut në Rusi, duke thënë se ai mund t'i dëmtojë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme Mikhail Kamyin tha se raporti i Departamentit të Shtetit ishte plot "fakte të shtrembëruara" dhe "standarde të dyfishta", dhe i pengon "zhvillimet normale" të marrëdhënieve Rusi-Shtetet e Bashkuara.
Raporti i Departamentit të Shtetit kritikoi Rusinë për "përqëndrimin e vazhdueshëm të pushtetit në ekzekutivin".
XS
SM
MD
LG