Ndërlidhjet

logo-print

SALZBURG


Rruga e Kosovës drejt pavarësimit nga Serbia është "pothuaj e pashmangshme", tha sekretari i Jashtëm britanik Jack Straw.
"Ne i dijmë shqetësimet e qeverisë së Serbisë kundër pavarësisë së mundshme. Por është realitet se popullata serbe në fund do të duhet të pranojë se shumica e popullsisë në Kosovë e mbështesin pavarësinë", tha Straw.
"Çdonjëri e pranon se gjendja para vitit 1999 është e paqëndrueshme si bazë për të ardhmen, dhe nëse kjo është kështu, atëherë rruga drejt pavarësisë bëhet pothuaj e pashmangshme", deklaroi Straw.
Sipas Reuters, kjo është deklarata më e qartë e bërë deri sot nga një zyrtar i lartë, se fuqitë Perëndimore do ta mbështesin një formë pavarësie për Kosovën.
France Presse përkujton se Straw e bëri deklaratën në ditën e zgjedhjes së kryeministrit të ri të Kosovës.
Këto komente, Straw i bëri mbrëmë në një konferencë për shtyp në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së.
XS
SM
MD
LG