Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Asgjë përveç pavarësisë së Kosovës nuk vjen parasysh, por respekti për pakicën serbe do të jetë prioritet i qeverisë së re, ka deklaruar për Associated Press kryeministri Agim Çeku.
"Zgjidhja e vetme, e cila garanton që ky vend të jetë funksional dhe stabil është pavarësia. Jam i vetëdijshëm se rruga drejt pavarësisë arrihet përmes respektimit të minoriteteve. Integrimi, siguria dhe liria e lëvizjes së minoriteteve është në interes të shumicës", ka thënë Çeku disa orë pas votimit në Kuvendin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG