Ndërlidhjet

HAGË


Gjykata e Hagës për ish Jugosllavinë ka konfirmuar për programin tonë se ish presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç ka vdekur në qelinë e tij në Hagë.
Departamenti i shtypit në Hagë konfirmoi për radion Evropa e Lirë se trupi i pajetë është gjetur në kontrollin e mëngjesit rreth orës 10.
Autoritetet holandeze po hetojnë rastin, pa dhënë asnjë shpjegim për shkaqet e vdekjes. Tribunali tha se është urdhëruar ekzaminim i plotë i kufomës, kurse është njoftuar edhe familja e Millosheviqit.
Millosheviqi, 64 vjeç, gjykohej nga Tribunali i Hagës për krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës në luftërat në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.
XS
SM
MD
LG