Ndërlidhjet

SALZBURG


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu e ka falënderuar Britaninë e Madhe "për qëndrimin, i cili e mbështet vullnetin e shumicës së qytetarëve të Kosovës".
Sejdiu i bëri këto komente në Salzburg, i pyetur nga gazetarët për ta komentuar deklaratën e sekretarit të Jashtëm britanik Jack Straw se "pavarësia e Kosovës është e pashmangshme".
"Dëshirojmë të ndërtojmë një shoqëri në të cilën do të ketë sundim të ligjit dhe respektimin e të drejtave të të gjitha pakicave. Këtë e kemi dëshmuar deri tash. U falënderojmë të gjitha vendeve që e mbëshesin këtë qëndrim, dhe që deri tash kanë kontribuar për këtë", tha Sejdiu.
Mbrëmë sekretari i Jashtëm britanik Jack Straw tha se rruga e Kosovës drejt pavarësimit nga Serbia është "pothuaj e pashmangshme".
"Ne i dijmë shqetësimet e qeverisë së Serbisë kundër pavarësisë së mundshme. Por është realitet se popullata serbe në fund do të duhet të pranojë se shumica e popullsisë në Kosovë e mbështesin pavarësinë", tha Straw.
"Çdonjëri e pranon se gjendja para vitit 1999 është e paqëndrueshme si bazë për të ardhmen, dhe nëse kjo është kështu, atëherë rruga drejt pavarësisë bëhet pothuaj e pashmangshme", deklaroi Straw.
XS
SM
MD
LG