Ndërlidhjet

HAGË


Ish presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç vdiq në qelinë e tij në Hagë. Departamenti i shtypit në Hagë konfirmoi për radion Evropa e Lirë se trupi i tij i pajetë u gjet në kontrollin e mëngjesit rreth orës 10.
Autoritetet holandeze e hetojnë rastin, por nuk dhanë asnjë shpjegim për shkaqet e vdekjes. Tribunali tha se ka urdhëruar ekzaminim të plotë dhe ka njoftuar familjen e Millosheviqit.
Millosheviqi, 64 vjeç, gjykohej nga Tribunali i Hagës për krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës në luftërat në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.
XS
SM
MD
LG