Ndërlidhjet

SALZBURG


Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian Javier Solana deklaroi se negociatat për statusin e ardhshëm të Kosovës "sapo kanë filluar", dhe se asgjë nuk është vendosur.
Solana i bëri këto komente pas deklaratës së sekretarit të Jashtëm britanik Jack Straw se pavarësia e Kosovës është "pothuaj e pashmangshme".
"Ky ndoshta mund të jetë qëndrimi i disa vendeve, sipas të cilave kështu do të duhej të jetë epilogu i negociatave, por ende asgjë nuk është vendosur", tha Solana.
Lidhur me deklaratën sekretarit të Jashtëm britanik, ministri i Jashtëm i unionit Serbi-Mali i Zi, Vuk Drashkoviq deklaroi se ajo nuk e respekton Kartën e KB. Drashkoviq tha se në Kosovë duhet të arrihet një zgjidhje ku nuk do të ketë të humbur dhe të nënçmuar.
XS
SM
MD
LG