Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku në një deklaratë me shkrim ka thënë se vdekja e diktatorit Slobodan Milosheviq është një rast i munguar për përballjen e tij me drejtësinë dhe dënimin për krimet e luftës dhe gjenocid në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje. Kryeministri Çeku ka shprehur besimin se, pavarësisht nga vdekja e ish-presidentit të ish-Jugosllavisë, drejtësia do të vihet në vend dhe politika e ideuar dhe e dirigjuar prej tij do të marrë dënimin e merituar, ndërsa me drejtësinë duhet të ballafaqohen sa më parë edhe përgjegjës të tjerë të masakrave në territorin e ish-Jugosllavisë, Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiq. Serbisë po i afrohet shansi për të ndërtuar një të ardhme demokratike dhe për të rimëkëmbur raportet me vendet fqinje. Që ky proces të jetë konstruktiv dhe afatgjatë, klasa aktuale politike në Serbi duhet të tregohet kritike ndaj së shkuarës konfliktuale, e cila prodhoi një varg luftërash në rajonin e ish-Jugosllavisë, thuhet në deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku.
XS
SM
MD
LG