Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani tha se propozimi i Rusisë për programin e tij bërthamor nuk është më në agjendë, pas kalimit të rastit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Hamid Reza Asefi, tha sot se Irani do të presë çka do të vendosin pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit. Ai theksoi se Teherani nuk do të pajtohet kurrë me asnjë rezolutë që kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit.
Këshilli i Sigurimit, gjatë javës së ardhshme do të diskutojë për çështjen bërthamore të Iranit.
XS
SM
MD
LG