Ndërlidhjet

BAGDAD


Sot ka vazhduar procesi kundër ish-presidentit irakian, Sadam Hussein dhe 7 të bashkëakuzuarve të tij, të cilët akuzohen për vrasjen e 148 civilëve në vitin 1982.
Kryeprokurori i Gjykatës së Lartë, Jaafar Musawi, tha për televizionin irakian, se Sadami do të dënohet me vdekje dhe do të ekzekutohet menjëherë me varje, nëse shpallet fajtor për këtë rast, pa pritur për proceset tjera.
Nga zhvillimet tjera, po sot në Bagdad u vranë të paktën 10 vetë, nga disa shpërthime dhe sulme me armë zjarri, tha policia. 6 prej tyre janë vrarë nga sulmi afër një patrulle të ushtrisë amerikane, kurse 4 të tjerë në incidente të ndryshme.
XS
SM
MD
LG