Ndërlidhjet

HAGË


Analizat e gjakut të Sllobodan Millosheviçit dëshmuan se ai qëllimisht ka marrë barna të gabuara për të keqësur shëndetin në mënyrë që të mbështeste kërkesën e tij për mjekim në Rusi, ka deklaruar gjatë ditës Donald Uges, ekspert mjeksor hollandez.
"Nuk mendoj se i ka marrë barnat e gabuara për të bërë vetvrasje, por vetëm për të realizuar udhëtimin në Moskë, ku ishte dhe familja e tij. Mendoj se kjo ishte mundësia e vetme që ai të ikte nga Haga", tha Uges.
Avokati i Millosheviçit deklaroi se varrimi do të mbahet në Beograd dhe se djali i Millosheviçit, Marko Millosheviç, do ta marrë trupin e tij nga Haga sot ose nesër.
XS
SM
MD
LG