Ndërlidhjet

BEOGRAD


Për Sllobodan Millosheviçin nuk do të ketë varrim shtetëror, ka bërë të ditur Këshilli i Lartë i Mbrojtjes i Serbisë, përmes një deklarate ku thuhej se njësitë ushtarake të Serbisë e Malit të Zi nuk do lejohen të përdoren në varrimin e Millosheviçit.
Propozimi për të hedhur poshtë organizimin e një varrimi shtetëror për Millosheviçin ishte bërë nga presidenti serb Boris Tadiç.
Socialistët e Millosheviçit kanë kërcënuar se do të rrëzonin qeverinë aktuale, e cila nuk ka shumicë të qëndrueshme në parlament, nëse nuk organizonte varrim shtetëror për Millosheviçin. Partia Socialiste kërkon që varrimi të bëhet në "Bulevardin e Heronjve".
Kryebashkiaku i Beogradit ka hedhur poshtë mundësinë që Millosheviçi të varroset në këtë pjesë të qytetit.
XS
SM
MD
LG