Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Bordi i Autoritetit Bankar dhe Pagesave të Kosovës (BPK), institucion ky i cili mbikqyrë bankat në Kosovë, vendosi të hënën t’ia ndërpresë licencën Bankës Kreditore të Prishtinës, duke shkaktuar në këtë mënyrë mbylljen e saj. Ajri Begu, drejtor i këtij Bordi ka thënë se vendimi për ndërprerjen e licencës është marrë për shkak të parregullsive në Bankën Kreditore dhe rrezikut për kursimet e qytetarëve. Klientëve të kësaj banke, Autoriteti Bankar, u ka premtuar se do t’ua kthejë 95 për qind të parave të depozituara.
XS
SM
MD
LG