Ndërlidhjet

LONDËR


Ministri i jashtëm britanik, Xhek Strou tha se sulmet ushtarake kundër Iranit nuk janë pjesë e planeve amerikane.
Strou, një një intervistë për televizionin publik britanik, tha se mosmarrëveshjet ndërkombëtare rreth programeve bërthamore të Iranit duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore.
Gjatë një fjalimi të sotëm Strou theksoi se dërgimi i çështjes së Iranit para Këshillit të Sigurimit shënon një fazë të re në përpjekjet diplomatike, por jo fundin e diplomacisë. ai theksoi se populli iranian meriton një udhëheqje më të mirë se aktualja.
"Që nga zgjedhja e presidentit Ahmadinexhad vitin e kaluar, ai dhe një grup i vogël kanë marrë politika të brendshme dhe të jashtme që rrezikojnë dhe dëmtojnë realisht reputacionin e Iranit dhe marrëdhëniet e tij me botën. Irani dhe iranianët meritojnë më mirë", tha Strou.
XS
SM
MD
LG