Ndërlidhjet

BAGDAD


Shpërthime bombash ka pasur në pjesë të ndryshme të Irakut gjatë ditës, ku janë vrarë së paku katër e janë plagosur mbi 30 njerëz.
Në Bagdad policia gjeti kufomat e katër personave të ekzekutuar, vetëm një ditë pas sulmeve ku humbën jetën 46 persona e u plagosën mbi 200 të tjerë.
Presidenti Xhalal Talabani tha se terroristët po përfitojnë nga mungesa e pushtetit, kur dihet se edhe tre muaj pas zgjedhjeve nuk është krijuar qeveria e re.
Po sot qeveria britanike njoftoi se do zvogëlojë trupat e saj në Irak me 10% deri në muajin maj.
XS
SM
MD
LG