Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Diplomatë të pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit t Sigurimit kanë mbajtur konsultime për të gjetur qëndrim të përbashkët lidhur me programin bërthamor të Iranit. Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, të Rusisë, të Francës, të Kinës dhe të Britanisë u takuan mbrëmë në misionin amerikan në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Raportohet se këto konsultime do të vazhdojnë edhe sot, pasi mbrëmë nuk u arritë pajtueshmëri për këtë çështje. Lidhur me çështjen e programit bërthamor të Iranit, sot foli edhe sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice:
- Iranianët nuk kanë bërë asgjë për ti demonstrur botës se ata nuk do të duhej të dilnin para Këshillit të Sigurimit. Prandaj jam e bindur se ne do të gjejmë mekanizma përkatës për ta shprehur solidaritetin e Bashkësisë ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG