Ndërlidhjet

HAGË


Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime të Luftës e mbylli zyrtarisht procesin gjyqësor kundër Sllobodan Millosheviqit, i akuzuar për krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci. Përfundimin e gjykimit e shpalli kryesuesi i Gjykatës, Patrick Robinson. "Shprehim keqardhje për vdekjen. Po ashtu shprehim keqardhje që vdekja e tij e parakohshme nuk u mundësoi, jo vetëm atij, por edhe të gjitha palëve të interesuara, arritjen e vendimit lidhur me akuzat në këtë gjykim. Vdekja e tij e mbyll këtë proces", tha Robinson.
Gjykimi i Millosheviqit pati filluar më 12 shkurt 2002.
XS
SM
MD
LG