Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Voisllav Koshtunica, tha sot se ish-presidenti jugosllav, Sllobodan Millosheviq, mund të varroset në Serbi.
Një gjykatë e Beogradit e ka pezulluar urdhër arrestin ndaj Mirjana Markoviqit, për t'ia mundësuar pjesëmarrjen në varrimin e burrit të saj.
Ndërkaq, djali i tyre, Marko, sot ka shkuar në Holandë, për të marrë trupin e babait të tij. Ai tha se varrimi mund të bëhet në Moskë, për shkak se, siç u shpreh ai, autoritetet serbe nuk duan që varrimi të bëhet atje. "Dje i kam kërkuar qeverisë ruse që të lejojë varrimin e përkohshëm të babait tim në Moskë. Autoritetet në Beograd nuk do ta lejojnë varrimin. Ata dëshirojnë ta shmangin këtë ngjarje, dhe për këtë qëllim po përdorin kërcënime, zyrtarisht dhe jozyrtarisht", Marko Millosheviq.
XS
SM
MD
LG