Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Diplomatë të pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, do t'i vazhdojnë edhe sot përpjekjet për harmonizimin e rezolutës rreth çështjes bërthamore të Iranit, pasi mbrëmë gjatë takimit në misionin e Shteteve të Bashkuara, nuk arritën pajtueshmëri. Duke folur për këtë çështje, sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice, tha: "Iranianët nuk kanë bërë asgjë për t'i demonstruar botës se nuk do të duhej të dilnin para Këshillit të Sigurimit. Jam e bindur se do të gjejmë mekanizma përkatës për ta shprehur solidaritetin e bashkësisë ndërkombëtare", tha Rice.
Ndërkaq, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Qin Gang, tha sot se kjo çështje ende mund të zgjidhet përmes diplomacisë. Ai u bëri thirrje palëve që të shmangin ndonjë eskalim të situatës. "Ende ka hapësirë që çështja të zgjidhet në kuadër të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore. Shpresojmë se palët relevante do të ndërmarrin hapa pozitiv në këtë drejtim. Shpresojmë gjithashtu se Irani do të bashkëpunojë plotësisht me Agjencinë", tha Gang.
Por, presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinexhad, përsëriti se Irani do t'i rezistojë presionit të jashtëm ndaj programit të tij bërthamor.
XS
SM
MD
LG